Ish-banorja e “BBV3” dhe moderatorja Roza Lati ka bërë një pauzë prej televizionit që prej disa kohësh dhe tani vëmendja e të gjithëve është në jetën private të saj. Shumë presin që Roza të ndajë sa më shumë detaje rreth romancës më të re që ajo ka krijuar mirëpo për Rozën nuk është momenti i duhur dhe sipas saj, është ajo që e zgjedh se kur dëshiron të flasë apo të prononcohet.
Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjete sociale, Roza Lati rrëfehet:
“Edhe se në fakt i shmanga mikrofonët dhe nuk doja të prononcohesha sepse kështu e kam zgjedhur unë këtë periudhë të jetës sime, ndonëse kam marrë shumë ftesa edhe për emisione të ndryshme, nuk është momenti që unë të dal të prononcohem sepse do të dal kur të jetë momenti i duhur për mua se unë kështu e vendos.”
Më pas, ajo tregoi se sa shumë është pyetur edhe në bisedat e jetës së përditshme, por nuk dëshiron t’i shpjegojë askujt asgjë.
“Nuk dua t’i jap shpjegim njeriu për momentin për këtë periudhë sepse kur të jetë momenti i duhur, unë di vetë sesi i informoj zemrat e mia, e zgjedh unë kur dua të flas për jetën time.”