MENU
klinika

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit

Data e seancës për vleftësimin e masës së sigurisë për 7 pedagogët dhe sekserin

03.11.2024 - 20:31

Gjykata e Elbasanit, ka njoftuar datën e zhvillimit të seancës për vleftësimin e masës së sigurisë për pedagogët dhe sekserin e arrestuar për korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Në një njoftim për mediat, gjykata bën me dije se seanca do të zhvillohet më datë 05.11.2024 ora 09:30.

“Përshëndetje ju informojmë se,

Në lidhje me ngjarjen e datës 01.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan caktoi seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” më datë 05.11.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pedagogët e Universitetit të Elbasanit akuzohen se kanë marrë para për të kaluar në provime një studente.

Të arrestuarit:

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri
Ndërsa është shpallur në kërkim Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë.

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..

Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzohen për korrupsion nga studentët

Arrestohen disa pedadogë të Universitetit të Elbasanit


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin