MENU
klinika

“Shekspiri zbret në Vlorë”

Festivali ndërkombëtar i teatrove gjatë nëntorit

06.11.2024 - 15:40

“Shekspiri zbret në Vlorë” është festivali ndërkombëtar teatror që do të zhvillohet në qytetin bregdetar prej 9-13 nëntor.

Ashtu siç kuptohet dhe nga emri, ky festival do të sjellë shfaqje bazuar mbi krijimtarinë e dramaturgut të shquar britanik Uilliam Shekspir. William Shakespeare është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar, i cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit XVI në Britaninë e Madhe.

Festivali nis me shfaqjen teatrore “Masë për Masë” me regji të Altin Bashës. Kjo shfaqje vjen përmes interpretimit të aktorëve të Gjakovës e Prizrenit, mbrëmjen e datës 9. Kjo shfaqje do të pasohet nga “Dashuri shekspiriane” e Fakultetit të Artit Skenik të Universitetit të Arteve të Tiranës.

Në vijim për publikun do të vijë “Sonetet e Shekspirit” nga trupa e teatrit “Petro Marko” të Vlorës dhe me regji të të mirënjohurit Kristaq Skrami.

Vepra teatrore “Nata e dymbëdhjetë” nga teatri Metropol Tiranë do të jetë në skenë më 12 nëntor dhe në 13 nëntor do të vijë për publiku shfaqja “The Lost King” nga Teatro Pubblico Pugliese-Bari.

Ndër mbështetësit e këtij aktiviteti artistik janë Bashkia Vlorë, “Shakespeare Center” dhe teatri “Petro Marko”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe