Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pasi u largua dhe refuzoi të pranonte humbjen elektorale.
E teksa tashmë kanë kaluar disa orë që kur u bë e qartë se Trump kryeson në zgjedhjet për presidencën e SHBA, kundërshtarja e tij e madhe, Kamala Harris, nuk ka bërë asnjë reagim.
Mëngjesin e sotëm, zëdhënësja e fushatës së Trump, Carolyn Levitt tha se ajo nuk kishte marrë ende asnjë telefonatë urimi as nga Harris, as nga Biden.
Raportet thonë se drejtuesit e ekipit të saj po punojnë për të vazhduar pasi humbja e saj u “vulos” rreth 4 orë më parë, kur Trump mori zyrtarisht Wisconsin.
Sido që të jetë, analistët vlerësojnë se të paktën dy gjëra po ndodhin, ose demokratët e Harris-it po nuk do e pranojnë rezultatin, ose nuk do ta pranojnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe institucionale.