MENU
klinika

Një detyrë edhe për djalin e madh të presidentit të zgjedhur

Shpenzoi miliona dollarë për fitoren e Trump, “super gjeniu” Elon Musk pritet të ketë një post të rëndësishëm

07.11.2024 - 10:30

Donald Trump është gati të mbledhë një ekip njerëzish të profilit të lartë për të shërbyer si këshilltarë besnikë brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ai përgatitet për një mandat të dytë ambicioz, shkruan The Sun.

Burri i fortë republikan mundi demokraten Kamala Harris, në atë që ai e quajti “lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”.

Ai tani pritet të fitojë votën popullore dhe të bëjë histori pasi fitoi një fitore dërrmuese.

Ndërsa ish-presidenti përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai ka të ngjarë të përpiqet të marrë disa nga miqtë e tij të profilit të lartë.

Shumë prej tyre kanë luajtur një rol të madh në fushatën elektorale të Trump dhe tani ai shpreson t’i përdorë ata përsëri ndërsa përgatitet të udhëheqë Amerikën nga Zyra Ovale.

Megjithëse kabineti i tij zyrtar do të kërkonte fillimisht një dritë jeshile nga Kongresi, pritet që ai të arrijë t’u japë disa prej aleatëve të tij më të afërt një vend në tryezën e madhe.

Padyshim, emri më i madh dhe më i famshëm në listë duhet të jetë Elon Musk.

Njeriu më i pasur në botë u shfaq si një ndikim unik në fushatën zgjedhore pasi u bë nxitësi më i madh i mbwshtetwsve të Trump.

Musk është quajtur “zëvendëspresidenti në hije” i Donald Trump.

Jo vetëm që Musk është bërë një mega-donator për kandidatin republikan, por edhe një strateg i mediave sociale dhe një ekspert PR që ka punuar për të promovuar axhendën MAGA të Trump.

Trump, i cili e kaloi natën e zgjedhjeve me Elon Musk së bashku me shumë aleatë të tjerë, e quajti manjatin e teknologjisë “super gjeni” gjatë fjalimit të tij të fitores.

Trump gjithashtu i premtoi Robert F Kennedy Jr një “rol të madh në administratë”.

Kennedy tha fundjavën para zgjedhjeve se Trump i kishte ‘premtuar’ kontrollin e ‘agjencive të shëndetit publik’.

Ndërkohë, shefi i UFC-së, Dana White, mund të bëhet sekretari i ri i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

White, 55 vjeç, një mik i vjetër dhe aleat i Donald Trump , mbajti një fjalim plot energji të martën mbrëma teksa u bashkua me familjen në skenë për të festuar.

Djali i madh i Trump, Donald Trump Jr, gjithashtu i është premtuar një rol në administratën Trump.

Trump Jr, i cili është anëtari më aktiv politik i familjes pas babait të tij, do të ngarkohet të vazhdojë të shtyjë lëvizjen MAGA të partisë.

Një nga aleatët më të mëdhenj dhe më me ndikim të Trumpit, Stephen Miller, do të ngarkohet me kryerjen e politikës së Trumpit të imigracionit dhe kontrollit të kufirit.

Ndërkohë, Brooke Rollins, e cila shërbeu si ish-kreu i Këshillit të Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të Trump, tani do të mbikëqyrë politikën e tij America First.