MENU
klinika

I rrethuar me mur dhe forca të shumta policie

Vendi ku do të vendosen kontejnerët me mbetje të rrezikshme

08.11.2024 - 13:22

Anija “Moliva”, e cila transportoi kontejnerët që dyshohet të përmbajnë mbetje të rrezikshme, është ankoruar këtë mëngjes në portin e Durrësit. Pas mbërritjes, do të fillojë procesi i shkarkimit të 102 kontejnerëve dhe transportimi i tyre jashtë zonës portuale, në një hapësirë të sigurt, e cila është përcaktuar nga autoritetet kompetente.

Sipas burimeve, mbetjet e rrezikshme do të dërgohen në Porto Romano, ku do të mbahen nën mbikëqyrje 24 orë, siç ka kërkuar Prokuroria e Durrësit. Pas vendosjes së tyre në këtë zonë të sigurt, do të merren kampionë nga secili kontejner dhe do të dërgohen në një laborator të specializuar për analiza të mëtejshme.