MENU
klinika

Largimi i masave ndaj Kosovës

Osmani ulet në tryezë diskutimi me kryeministrin belg

09.11.2024 - 17:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani dhe kryeministri belg kan diskutuar për rëndësinë e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tutje në njoftim thuhet se kanë diskutuar edhe për largimin e masave sanksionuese ndaj Kosovës për rrugën evropiane.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjosa Osmani në konferencë me Von Der Leyen

“Është koha që BE të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës”


Qeveria e Kosovës kundër: Ndez konflikt të gjerë në Ballkan

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë nën “petkun” e shkëmbimit territorial?

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”

REL: Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

Analiza e REL: Qëndrimi i tij ndër vite për Kosovën

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale!

Nga shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi tek...

Fitorja e Trump hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan