MENU
klinika

Qyteti përrallor i paprekur

Praga, ndër më të vizituarit në Europë!

10.11.2024 - 23:20

Praga, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës Çeke, është ndër qytetet më të vizituara në Evropë. Praga, e cila është një qendër turistike, tërheq vëmendjen e vizitorëve me urat e saj historike, katedralet, kullat dhe kështjellat. Vizitorët e qytetit kalojnë kohën në sheshin e bukur të qytetit të vjetër, ku ndodhet edhe Ora Astronomike.

Qyteti aktualisht shtrihet në një sipërfaqe prej 496 kilometrash katrorë me popullsi prej rreth 1,4 milion banorë. Zona metropolitane e Pragës në vitin 2004 (sipas Eurostat) kishte rreth 2 milionë banorë.

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës i ndërtuar me stilin gotik, barok dhe romantik.

Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin/kështjellën më të madhe në botë është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4.009.000 turistë vizituan qytetin.

Që në fillimet e shekullit XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore.

Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shekullin X si një “qytet prej guri”, që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasura. Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër (çekisht: Staré Město).

Qyteti i artë, siç është quajtur shpesh kryeqyteti i Republikës Çeke, është ndërtuar rreth Lumit Vltava dhe ka mbetur pothuajse i paprekur edhe pas dy luftërave botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillim i produktit turistik

BB investon sërish në Gjirokastër


“Diana do ishte gjallë nëse unë…”

Shoferi besnik i Princeshës flet pas 27 vitesh

Krisje miqësie apo “lojë” mes aktorëve?

Jul Deda i përgjigjet sfidës së Ermal Mamaqit

"Kur lindi Rafaeli, zemra m'u mbush plot"

Andresa Ambrosio prezanton për herë të parë djalin