MENU
klinika

U mor i pandehur dy javë më parë

Kryebashkiaku i Devollit paraqitet në SPAK

11.11.2024 - 13:03

Kreu i Bashkisë Devoll, Eduard Duro është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (11 nëntor)

Kryebashkiaku i PS-së është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga avokati i tij.

Eduard Duro u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 29 Tetor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kryebashkiaku socialist akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, pasi sipas dyshimeve, ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.

Pas marrjes si të pandehur, Duro ka reaguar duke thënë se ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

Shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit

AMP arreston policen në Korçë

Abuzoi se*sualisht me të miturën për 4 vite

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme!