MENU
klinika

"Shumë ngjarje të pazgjidhura!"

Drejtuesit e rinj të policisë në qarqe, Softa: Fokusi duhet të jetë Shkodra

11.11.2024 - 14:00

Gara për drejtor policie në qarqe zhvillohet për herë të parë pas zgjedhjes së kreut të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për këtë proces thotë se janë përzgjedhur 12 persona në bazë të pikëzimit.

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se pritet që brenda javës të ndodhë emërimi i secilit prej drejtuesve, mbi bazën e pikëve dhe vlerësimit ku si postet më të rëndësishme vlerësoi Tiranën, Durrësin dhe Vlorën.

Sipas tij, në postet kyçe drejtuese integriteti i një personi dhe profesionalizmi duhet të jenë dominues.

“Të gjithë emrat që kanë marrë një renditje të caktuar, janë në një moment klasifikimi dhe emërimi dhe çdo interpretim mund të ndikojë negativisht ose pozitivisht.

Vlerësoj këdo që është në atë garë që pati guximin për të garuar, se është integritet i një personi që tregon egon dhe dëshirën për të ecur dhe punuar.

Më e rëndësishme do jetë Tirana si kryeqendra, dhe përqendrimin e gjithë aktivitetit kriminal të grupeve të cilat herë pas here bazë kanë dhe Tiranën.

Në krye të listës është Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales pranë Drejtorisë së Përgjithshme një person me integritet, ka peshë dhe autoritet shumë të madh.

Duke ardhur nga një strukturë e tillë, kudo që të emërohet është një person që duhet të shprehë interes për publikun se si do të zgjidhë disa probleme që kanë ngelur pa zgjidhje.

Nuk ka të bëjë numri i pikëve me emërimin në Tiranë, mund të emërohet dhe në Shkodër ku ka ngjarje të rënda kriminale që nuk janë zgjidhur ende.

Nëse nuk do të fitojë simpatinë e publikut, nuk do të jetë i suksesshëm. Nëse unë do isha drejtues, do e nisja nga Shkodra.

Se grupet e Shkodrës veprojnë në Tiranë dhe në të gjithë territorin.

Grupet kriminale që ushtrojnë këtë aktivitet janë të frikshme, pasi përveç përplasjeve me njeri tjetrin, janë aktiviteti që kanë me Malin e Zi, Kosovën etj.

Duhet të fillojë nga Shkodra si qendra më problematike, pastaj Elbasan.

Jo më rastësisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vjen pasi ka qenë drejtor në policinë e Elbasanit.

Me ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ndryshohen vendet drejtuese, kërkohen që të vendoset një elitë e re.

Por mendoj se nuk do të jetë vetëm ndryshimi i emrave, por filozofia dhe metodologjia e re e drejtimit.

Ndaj mos të nisemi kush doli i pari të rrijë në Tiranë, por për mua le ta nisin nga Shkodra.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN