Me mbështetje të Lëvizjes Bashkë, pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.
Ata janë shprehur se kërkojnë drejtësi dhe kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën sa më shimë koha kalon.
“Më keq se sot nuk do të bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votë”, tha një pensionist.
“Edi Rama na ka mashtruar që në 2013. Do bëj shëndetësinë falas, do bëj shumë gjëra falas, deri tani s’ka bërë gjë. Unë për mendimin tim duhet t’i themi Edi Ramës të mos tallet me ne”, tha një tjetër pensionit.
Ndërsa një i moshuar u shpreh: “Kërkojmë të drejtat tona dhe nuk ka bërë vaki që të mblidhen kështu pensionistët. Sa më shumë koha të kalojë aq më shumë të do të intensifikohet protesta së bashku me Lëvizjen Bashkë””.