MENU
klinika

Mësoi gjininë e bebit në mes të stadiumit

Sulmuesi i Kombëtares, do të bëhet baba për herë të parë!

12.11.2024 - 16:00

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë.

Mbrëmë në stadiumin “Air Albania”, ai dhe partnerja e tij Uarda Hyseni zbuluan gjininë e bebit përmes “gender reveal”.

Futbollisti nga Berati do të bëhet baba i një djali. Videoja e momentit të zbulimit është bërë viral në rrjet dhe vihet re se të pranishëm nuk kanë qenë shumë persona por vetëm rrethi i ngushtë i dy personave.

Pas këtij lajmi të bukur, Uzuni është edhe më i motivuar dhe entuziasmuar përpara ndeshjeve të Kombëtares me Çekinë dhe Ukrainën.