MENU
klinika

“Serbia, të ardhme pa Kosovën”

Vuçiç i përgjigjet Clarkut: A mendon njësoj për Ukrainën?

14.11.2024 - 22:01

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së ish-gjeneralit të NATO-s për Europën, Wesley Clark, se Serbia duhet të shkojë drejt së ardhmes pa Kosovën.

Vuçiç u pyet nga gazetarët në Budapest lidhur me komentet e Clark, i cili një ditë më herët u shpreh krenar për operacionin që udhëhoqi, e që pasoi me paqen në Kosovë.

Ai replikoi nëse Clark do të kishte të njëjtin mendim nëse do të bëhej fjalë për Ukrainën, për të cilën, siç tha, aplikohen rregulla të ndryshme: “Wesley Clark është krenar për atë që ka bërë, por njerëzit në Serbi janë të indinjuar nga ajo që ka bërë. Nuk e shoh se si reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende, në kundërshtim me rregullat e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit, sulmuan një vend të vogël. Ne mendojmë se duhet të zbatohen të njëjtat rregulla, prandaj ne mbështesim integritetin e Serbisë, si dhe integritetin e Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së”.

Vuçiç i bëri këto deklarata në Budapest, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Victor Orban. Dy vendet nënshkruan disa marrëveshje, ndërsa Vuçiç tha se marrëdhëniet mes tyre nuk kishin qenë kurrë më të forta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN