MENU
klinika

Në momentin e atentatit u hodhën fishekzjarre

Vrasja e Eduart Reçit/ Si arriti autori të kamufloi zhurmën e të qitjes

15.11.2024 - 13:02

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 52-vjeçarit Eduart Reçi në Tiranë, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth autorit/ëve.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka mësuar se në momentin kur u qëllua me armë Reçi, në zonën pranë pallatit të tij u hodhën fishekzjarre. Për hetuesit, hedhja e fishekzjarreve mund të jetë përdorur si kamuflim për të “mbytur” zhurmën e të shtënës me armë.

Ndërkohë, predha e gjetur në vendin ku u vra Eduart Reçi është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës. Burime nga policia bëjnë me dije se arma e përdorur mund të jetë armë e llojeve të reja e kalibrit të vogël. Kjo do të përcaktohet nga laboratori i Policisë Shkencore.

Sipas policisë distanca e qitjes mendohet të jetë rreth 20 deri në 30 metra.

Biznesmeni i ndërtimit Reçi fillimisht ka qënë me bashkëshorten e tij në hyrje të pallatit në “Rrugën e Elbasanit”. Ai më pas ka dalë në sheshpushimin e pallatit ku është qëlluar nga autorët me një plumb në kokë. Fillimisht familjarët kanë dyshuar se ai është rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por pasi ka mbërritur ambulanca, mjekët kanë konstatuar plagën e shkaktuar nga arma me zjarrit.

Asnjë gjurmë e autorëve nuk është fiksuar nga kamerat e sekuestruara deri më tani, kjo për shkak të errësirës, por dyshohet se ai është qëlluar nga një lartësi.

Hetuesit kanë dërguar në laborator celularin e viktimës për të parë komunikimet e tij të fundit. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera në rrugë dhe biznese të tjera në afërsi të pallatit ku jetonte viktima.

Gjithashtu po kqyren pamje të kamerave të sigurisë edhe në ditë të tjera përpara vrasjes për të parë nëse ka apo jo lëvizje të dyshimta.

Pista e hetimit mbetet ajo për shkak të pronave ose për shkak të biznesit që prej vitesh kishte Eduard Reçi në fushën e ndërtimit. Në vitin 2015 kishte bërë një kallëzim për çështje pronësie, çështje që është mbyllur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës