MENU
klinika

Rama: Afati 30 ditë…

Menaxhimi i plazheve, hapet në E-Albania aplikimi

16.11.2024 - 12:14

Është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit menaxhimi do të kryhet sipas kritereve të reja ligjore, duke dyfishuar hapësirat publike.

“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore, ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit”, shkruan kryeministri.

Ai njofton se “sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”.