MENU
klinika

Komisioni Rregullator përgatit dokumentacionin

Si do të votojnë emigrantët?

17.11.2024 - 20:20

Një zarf do të mbaj brenda tij, votën e çdo emigranti shqiptar me të drejtë vote që do të votojë për herë të parë nga shteti në të cilin ai ose ajo jeton.

Por, si do të realizohet proçedura e votimit?

Pasi Komisioni rregullator miratoi aktin normative për procedurat e votimit nga jashtë vendi, kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano shpjegon për Vizion Plus të gjithë proçedurën e votimit.

“Komisioni Rregullator vendosi që zgjedhësit nga jashtë ti dërgohet një dokumentacion zgjedhor që përmban:

1- Fletën e votimit

2- Zarfin ku futet fleta e votimit;

3- Material udhëzues që përmban sqarime për zgjedhësin për plotësimin e fletës së votimit, si dhe sqarime për procedurat e dërgimit mbrapsht të fletës së votimit nga zgjedhësi tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Ilirjana Nano, Kryetare e Komisionit Rregullator.

I gjithë ky dokumentacion që do t’i dërgohet zgjedhësit nga jashtë do të përgatitet nga KQZ.

Ndërkohë, sipas procedurës votimi do të realizohet në këtë mënyrë:

Zgjedhësi të cilit i ka mbërritur dokumentacioni zgjedhor nga KQZ plotëson fletën e votimit në mënyrë individuale.
Pasi plotëson fletën e votimit, zgjedhësi e vendos atë në zarfin e fletës së votimit të dërguar nga KQZ.
Kujdes, nuk lejohet asnjë lloj shënimi mbi zarfin e fletës së votimit.
Zarfi i fletës së votimit, i cili përmban vetëm fletën e votimit, vendoset në një tjetër zarf të jashtëm të dërguar tek zgjedhësi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa mbi këtë yarf të jashtëm do të vendoset gjithashtu një Kod Unik i regjistrimit ku secili zgjedhes e mer gjatë procedurës së rregjsitrimit.
Nano sqaron për Vizion Plus se koha e vendosur në dizpozicion është relativisht e ngushtë, ndërsa është e nevojshme ndërhyrja në kodin zgjedhor.

“Ky do të jetë edhe shqetësimi ynë më i madh drejt fundit të proçesit. Fakti i afateve të ngushta deeri në mbërritjen e fletës së votimit nga zgjedhësi pasi kodi zgjedhkr ka parashikuar që do të përfshihen në numërim vetëm votat që mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në orën e përfundimit të votimit që normalisht është ora 19:00 e ditës së zgjedhjeve.Nëse do të ketë një ndryshim të kodit zgjedhiir do të ishte i mirëpritur për të patur afate më të gjata në dizpozicion, jo ne si KQZ por zgjedhësi për ta kthyer fletën pas”, deklaroi Kryetarja e Komisionit Rregullator.

Kodi Unik i zgjedhësit gjenerohet automatikisht nga Platforma e Rregjsitrimit të emigrantëve dhe përmban emër, mbiemër të zgjedhësit, shtetin ku ka kërkuar t’i dërgohet fleta e votimit, si dhe qarkun ku ka regjistrin e gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë. Zarfi i jashtëm mbi të cilin është vendosur Kodi Unik i zgjedhësit i cili ka brenda zarfin që mban fletën e votimit, futet në zarfin e operatorit të shërbimit postar dhe postohet për në adresën e KQZ.

Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor nga zgjedhësi për në KQZ, rekomandohet të bëhet nëpërmjet një shërbimi postar i cili mundëson gjurmimin e dërgesës.

Zgjedhësi duhet të kujdeset që dërgimi i dokumentacionit zgjedhor për në KQZ të bëhet brenda një afati i cili mundëson mbërritjen e tij në Republikën e Shqipërisë brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve./vizionplus.tv

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fusha është e hapur, PS duhet të jetë në sulm”

Porositë e Ramës për kryebashkiakët: Diaspora hambar votash…