MENU
klinika

Bora e parë zbardh Korçën

Turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit

17.11.2024 - 22:30

Dëbora e parë e këtij viti edhe pse jo me intensitet të lartë bëri që fshatrat turistik të qarkut të Korçës të mbulohen nga bardhësia.

Fshati i Dardhës këtë fundjavë tërhoqi vëmendje e vizitorëve të shumtë, të cilët iu drejtuan Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit për të kaluar fundjavën.

Duket se vëmendjen e turistëve të huaj këtë fundjave e tërhoqi Dardha e zbardhur me dëborë, megjithëse jo mjaftueshëm për të bërë ski. Turistët nga Brazili tregojnë se fshati turistik është një ndër destinacionet e tyre të preferuar për shkak të “dimrit të bardhë”.

‘Unë quhem Edro dhe jam nga Brazili. Është viti im i 4-t në Shqipëri e dashuroj këtë vend. Më pëlqen këtu se është shumë ftohtë dhe është afër qytetit të Korçës. Po unë vij çdo vit në Dardhë me familjen time për të bërë ski, për të shpenzuar kohë me familjen është një vend i mrekullueshëm’, tha një turistë.

‘Edhe unë jam nga Brazili, por për mua është hera e parë këtu. Më pëlqen shumë, ky vend është shumë i bukur sidomos në dimër. Në Dardhë më pëlqen ajri i freskët, dëbora është shumë bukur këtu. Po i rekomandoj të gjithë të vijnë në Dardhë. Jam shumë e emocionuar saqë nuk kam fjalë për këtë moment’, tha turisti.

Sipas informacioneve nga operatorët turistik fundjava mbushi plotësisht ambientet akomoduese, ndërsa dëbora e rënë gjatë mëngjesit të së shtunës nuk krijoi bllokime në qarkullim apo problematika për drejtuesit e automjeteve.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit