MENU
klinika

“Kam probleme me…”

Moderatori zbulon çrregullimin neurologjik

18.11.2024 - 16:00

Moderatorin e njohur, Arjon Muça, rrallë herë na ndodh ta shohim nëpër intervista. Mirëpo së fundmi ai ka befasuar ndjekësit e tij teksa ka rrëfyer për herë të parë një çrregullim të tijin shëndetësor.

Moderatori ka treguar se është disleksik dhe ka theksuar se këtë problem që ai ka, nuk e ka ndarë asnjëherë me publikun.

“Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Kam probleme me leximin,” deklaroi Arjoni.

Ai shpjegoi se e kuptoi këtë çrregullim gjatë periudhës së shkollës fillore ku hasi për herë të parë probleme me leximin.

“Në moshën 6-7 vjeç, unë kuptova që kur të tjerët dinin të lexonin, unë s’dija. Jo se s’dija, por thjesht nuk e kuptoja mirë sesi funksiononte koncepti i leximit,” tha ai.

Për moderatorin, shkronjat shpesh merrnin forma të çuditshme, dhe ky ishte një moment që e ndihmoi të kuptonte se kishte një sfidë të pazbuluar deri atëherë.

Arjoni rrëfeu se si pasojë e këtij problemi duke qenë se është moderator i duhet një punë e dyfishtë dhe i është dashur të zhvillojë një mënyrë të veçantë për të mësuar dhe punuar.

“Unë mësoj përmendësh, dhe kur filloj të lexoj, truri im ka zhvilluar aftësinë të krijojë imazhe fotografike. Unë e rishoh shkronjat dhe fjalët, sikur të ishin fotografi dhe mund të gjej pikat kyçe,” shpjegoi Arjoni se si ai e kalon këtë vështirësi dhe arrin të përballojë punën që ai bën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E motra zbulon lajmin e bukur

Arjon Muça është bërë baba?


"Të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre"

E përlotur, Rozana Radi flet për humbjen e prindërve

"Diddy e çonte në pushime romantike"

Detaje të reja nga abuzimi me Justin Bieber

Panik për familjen mbretërore!

Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve

"Demenca na mori kujtimet,por jo dashurinë"

Jonida ndan dhimbjen e humbjes së të atit