MENU
klinika

"Diddy e çonte në pushime romantike"

Detaje të reja nga abuzimi me Justin Bieber

18.11.2024 - 18:00

Një dëshmi tronditëse ka qarkulluar në rrjet sa i përket abuzimit të këngëtarit të njohur Justin Bieber, i cili pretendon se është abuzuar nga reperi Diddy.

Marion “Suge” Knight ka bërë deklarata të forta në lidhje me Justin Bieber dhe ndikimin që Sean “Diddy” Combs kishte mbi të kur ishte në fillimet e karrierës së tij. Në një intervistë të publikuar më 12 nëntor nga Michael Franzese në YouTube, Knight akuzoi Diddy-n dhe disa bashkëpunëtorë të tij për manipulim të Justin Bieber, duke e detyruar atë të merrte pjesë në “udhetime romantike” me burra të tjerë “të rritur dhe të suksesshëm.”

Knight, i njohur për retorikën e tij të fortë, shprehu shqetësimin për ndikimin që Diddy kishte në jetën e Bieber, duke e cilësuar si një veprim të pashëndetshëm dhe të papranueshëm.

“Ai kishte burra të rritur që e merrnin Justin Bieber, e çonin me ta në pushime romantike,” tha Knight. Sipas tij, këto “pushime” nuk ishin thjesht udhëtime, por përfshinin aktivitete të dyshimta dhe të papranueshme që dëmtonin jo vetëm reputacionin e Bieber, por edhe moralin e industrisë.

Suge Knight nuk kursen kritika as për disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore, si Snoop Dogg dhe Usher, të cilët ai thotë se ishin të vetëdijshëm për këtë situatë, por e zgjedhën të heshtnin.

“Ata e dinin, por ata vendosën të heshtin,” tha Knight, duke shtuar se heshtja e tyre ishte po aq e dëmshme për Justin Bieber sa ato që mund të kenë bërë vetë Diddy dhe të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat, personazhet e përfshirë dhe spekulimet

Ç’po ndodh me skandalin “Diddy”


"Të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre"

E përlotur, Rozana Radi flet për humbjen e prindërve

Panik për familjen mbretërore!

Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve

"Demenca na mori kujtimet,por jo dashurinë"

Jonida ndan dhimbjen e humbjes së të atit