Klajdi Prendi ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut, ndërsa i riu u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Por, Klajdi Prendi nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën. Rreth 1 orë pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në zonën e Farkës dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Sipas burimeve, Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.
Sapo viktima është futur në makinë është qëlluar me 5 plumba me armë zjarri me silenciator.
Ky është atentati i dytë në kryeqytet brenda pak ditësh. Mbrëmjen e 13 Nëntorit, pranë Fakultetit të Ekonimsë, u ekzekutua nga distanca me pushkë me dylbi biznesmeni Eduart Reçi.
Ai mori plumb në kokë dhe u dërgua tek Trauma, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagës së marrë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:10 në sheshpushimin e pallatit të tij, ku edhe banonte viktima, ndërsa rrethanat dhe arsyet mbeten ende mister.