MENU
klinika

Krimet pa autor

Tronditet Tirana! Dy ekzekutime mafioze në 5 ditë

19.11.2024 - 11:02

Tirana është tronditur nga dy ekzekutime mafioze brenda 5 ditësh. Pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor), rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko”, u qëllua me 5 plumba, Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.

Viktima sapo kishte dalë nga një lokal dhe po futej brenda automjetit të tij, kur u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët. 30-vjeçari mori 5 plumba dhe u dërgua në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy kishin rolin e qitësit, ndërsa i treti ishte shoferi i automjetit ku udhëtonin autorët. Rreth 30 minuta pas ngjarjes së rëndë, në afërsi të Liqenit të Farkës është gjetur duke u djegur një mjet tip “Audi”, që dyshohet se i përket atentatorëve.

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

Ndërkohë 5 netë më parë, rreth orës 23:10 të mbrëmjes së 13 Nëntorit, u ekzekutua po ashtu në një atentat mafioz biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi.

Ai u qëllua me një plumb të vetëm në kokë me pushkë dylbi, dyshohet nga distanca, teksa po qëndronte në sheshpushimin e pallatit të tij, ku edhe banonte, përballë Fakultetit të Ekonomisë.

52-vjeçari u dërgua tek Trauma në gjendje të rëndë, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagës së marrë, duke humbur jetën.

Mister mbeten autorët e krimit, dhe motivet e atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit.

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Faik Konica”, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, informojmë se ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

“S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime“

Ilir Meta në gjyq: Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit

“Kur morëm qeverisjen na dukej ëndërr ta ulnim borxhin sa është sot“

Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik!