MENU
klinika

Deklarata

Ngujimi i studentëve, Rama: Ndjesë prindërve e studentëve. Nga nesër…

10.01.2019 - 12:49

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas ngujimit të studentëve tek fakulteti i Ekonomikut dhe ai i Juridikut në shenjë proteste për mosplotësimin e 9 kërkesave të tyre.

Rama i ka kërkuar ndjesë studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e mësimit, por  shkruan se kjo maskaradë nuk devijojë rrugën e nisur.

Mes të tjerash ai pohon se Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare për tarifat, sipas Vendimit të Qeverisë.

rama dialogu per universitetin-konica.al

U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët?. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student?. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë?Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave?#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara?”, tha Rama.