MENU
klinika

Rikthimi i tarifave

Si po kërkon Kina të shmangë luftën tregtare me SHBA-në

22.11.2024 - 10:33

Me kthimin e afërt të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, barometri i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit tashmë po tregon mot të keq. Manjati synon të lëshojë, pas mandatit të tij të parë, një luftë të re tregtare kundër trashëgimtarit të Perandorisë Qiellore dhe ka shpallur një seri emërimesh armiqësore ndaj gjigantit aziatik . Presidenti i zgjedhur Trump synon një përplasje kokë më kokë me gjigantin aziatik duke dashur të rrisë tarifat për të gjitha importet nga Kina deri në 60% dhe duke emëruar një ekip skifterësh antikinezë në ministritë kryesore.

Edhe përpara se miliarderi të emëronte Robert Lightizer, një mbështetës i tarifave, si Sekretar të Tregtisë, komentuesit kishin folur për një ” mëngjes Krishtlindjesh ” për fraksionet më të papëlqyera në Pekin. Një referencë, ndër të tjera, për Marco Rubio, sekretar i shtetit dhe për Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Xi Jinping, i cili e njeh mirë Trumpin dhe e mirëpriti atë në një vizitë zyrtare në Kinë para pandemisë Covid (e përcaktuar nga manjati si ” virusi kinez “), ka lënë të kuptohet se si mund t’i përgjigjet ndryshimit të administratës në Uashington.

Vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, Pekini njoftoi arrestimin, falë informacioneve të inteligjencës të siguruara nga SHBA, të një prodhuesi të dyshuar të agjentëve kimikë pararendës të fentanilit, opioidit sintetik me nofkën “droga zombie”. Siç thekson Wall Street Journal , me lajmin e arrestimit, Pekini dëshiron t’i bëjë të qartë presidentit të 47-të amerikan se e merr seriozisht luftën kundër fentanilit.