MENU
klinika

Jepet masa e sigurisë për të miturin

Vrau bashkëmoshatarin me thikë, përfundon seanca në spitalin privat për 14-vjeçarin!

22.11.2024 - 12:11

Ka përfunduar senca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani. Mësohet se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg”.

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri Mario Perlleshaj, i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.

Gjyqtarja

Ndaj të miturit Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit