MENU
klinika

Deklarata

Rama tregon “punën” e re

10.01.2019 - 14:15

Për kryeministrin Edi Rama ulja trefish e taksave do të lehtësojë ndjeshëm rrugën e rritjes së sipërmarrjes në vend.

Teksa vizitoi një ndërmarrje të veshjeve tradicionale, e cila drejtohej nga një zonjë Rama u shpreh se tashmë një biznesi i tillë do të marrë frymë lirshëm.

“Ulja trefish e taksës, synon që pikërisht këto biznese në këtë fashë, janë biznese me një lloj përmbajtje të sofistikuar dhe do ndihmojë shumë për inovacion në ekonomi. Ata mund të marrin frymë më qetë. Më parë nuk kishim mundësi ta bënim ulje, sot e kemi. I thashë shefes, kur unë të lë politikën edhe unë do të merrem me këto punë. Do bashkëpunojmë dhe do të bëjmë veshje moderne”, tha Rama.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë