MENU
klinika

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

24.11.2024 - 15:21

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën nga takimi në Londër me emigrantët, duke u kërkuar shqiptarëve që me votë t’i tregojnë se duhet të largohen njëherë e mirë.

“Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhme duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë”, tha Rama.

Ai u shpre se opozita e ka bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim.

Edi Rama: Pranverën e ardhshme e duan votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë të gjithëve ju edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës.

Dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë më të mirë për çdo shqiptar, për fëmijët e këtij vendi përfshirë edhe fëmijët e atyre që ishin sot tek dera të verbuar dhe të keqkuptuar.

Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhme duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë.

Ndasia u shfaq me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim. Sot nuk jeni ata që ishit kur erdhët këtu me emër tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN