MENU
klinika

Si u zbulua krimi

Efektivi e vëzhgoi biznesmenin për 6 ditë, detaje nga ekzekutimi i Eduart Reçit!

25.11.2024 - 10:30

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Eduart Reçi, krim i cili tronditi kryeqytetit më 13 Nëntor. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë.

Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 6 ditë me radhë për ta eliminuar.

Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor.

Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë derisa në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.

Sipas burimeve, vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur për shkak se ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U ekzekutua me një plumb pranë pallatit të tij

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit! Arrestohen dy vëllezër