MENU
klinika

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

25.11.2024 - 16:14

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.dakuPortali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i cili realizoi dygolësh brenda 10 minutave në sfidën e kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Akron Toljati.

Ish-kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri është renditur në vendin e dytë pasi shënoi një tjetër gol në kampionatin hungarez. Kristjan Asllani e nisi si titullar me Interin kundër Veronës ku shkëlqeu edhe me një asist tek goli i katërt. Kështu mesfushori i Shqipërisë është renditur në vendin e 3-të.

Një tjetër mesfushor i Kombëtares, Amir Abrashi ka luajtur si titullar me Grasshoper duke bërë një paraqitje të mirë. Top 5-shja plotësohet me Lindon Selahin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sylvinho vijon me surprizat

Tre risi në tetor për Kombëtaren


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin