MENU
klinika

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

26.11.2024 - 15:36

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat historik hapjen e ambasadës së Kosovës në Kolumbi.

Gërvalla përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se inaugurimin i Ambasadës së Kosovës në Kolumbi do ta bëhet sonte nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore. Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës”, ka shkruar Gërvalla

Tutje, ajo tha se hapja e ambasadës së Kosovës në Kolumbi “shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.