Policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve të opozitës me ujë.
Mësohet se në zonën e bashkisë ka mbërritur një autobot me ujë, që ka nisur të hedhë ujë ndaj proteuseve.
Gazetari Osman Stafa raporton se një protestuese u dëmtua nga presioni i ujit.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.