Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se aksioni i opozitës do të vazhdojë, por theksoi se hapat që do ti ndjekin do ti bëjmë publike rast pas rasti.
“Protesta e qytetarëve ka qenë e transmetuar live, ka qenë paqësore, e ligjshme sepse policia ishte njoftuar. Pa asnjë shkak policia vendosi të dhunonte protestuesit. Ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme që përdoren në protestat e dhunshme, ndërkohë që kjo nuk ishte një protestë e dhunshme.
Nëse do kishim këta agresivitetet ndaj krimit të organizuar, nëse do ishin në Elbasan do kishin ekzekutuar të gjitha urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.
Policia është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve.
Jemi drejt një shteti që nuk njeh ligj dhe kushtetutë dhe zbaton urdhra të kundërligjshme.
Ne protestën e çuam deri në fund. Tani do ti bindemi vullnetit të qytetarëve për aq sa është e nevojshme.
Siç kemi thënë hapat tona do ti bëjmë rast pas rasti dhe media do të jetë e para që do ti marrë vesh”, tha Bardhi per News24.