MENU
klinika

Afera ‘Partizani’

Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak

27.11.2024 - 11:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Sali Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.

“Prokurori kërkoi që të lihej në fuqi masa “arrest shtëpie”,”– shtoi përfaqësuesi ligjor i kreu të PD-së.

Vendimi për vendosjen se Sali Berishës u mor nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi ish-kryeministri refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje” ndaj tij duke e konsideruar si antikushtetuese.

“Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”, thuhej në vendimin e GJKKO-së të datës 30 Dhjetor 2023.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye