Kryeminstri Edi Rama është shprehur se në BE nuk do të shkohet si qeveria e Shqipërisë që i përfaqëson të gjithë, por theksoi kreu i qeverisë, “si një front institucionesh, që përfaqësojnë 3 pushtete”.
Rama shtoi se koordinimi frontit dhe ecja në mënyrë uniforme sa i përket performancës do të garantohet pikërisht nga Kuvendi.
Edi Rama: Është proces që ka domosdoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për Shqipërinë që negocion anëtarësimin e vet ne BE, është proces edhe teknik.
Ky Komision është sot një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe suksesin tonë të negociatave. Në BE nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë që i përfaqëson të gjithë por si një front institucionesh, që përfaqësojnë 3 pushtete sepse janë të pavarur. Koordinimi i gjithë këtij fronit dhe ecja në mënyrë uniforme sa i përket performancës mund të garantohet vetëm nëse pikërisht Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit pikë takohen dhe nga ana tjetër të gjitha këto forcat mund të japin llogari.
Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria, dhe nuk përparon një x institucion, që nuk është nën urdhrat e qeverisë dhe qeveria nuk i kërkon dot llogari, atëherë kush është autoriteti dhe cili është instrumenti që ky institucion ë vendoset përpara përgjegjësinë publike, askush tjetër përveçse Kuvendi.
Përfshirja e një mase kaq domethënëse e shoqërisë është një garanci shumë e madhe për të synuar dhe për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual dhe të cilësisë në qasjen tonë ndaj problematikeve të ndryshme.