Prej kohësh po përflitej se Leonardo DiCaproi i kishte propozuar Victoria Secret për martesë.
Mirëpo duket se këtyre thashethemeve u erdhi fundi pasi një burim për Page Six ka thënë se: ” Kjo nuk është asgjë më shumë se thashetheme në internet.”
Fjalët per propozimin dyshohet se nisën nga llogaria e njohur “Deux Moi” e cila i merr informacionet e saj nga ndjekësit, por mesa duket këtë herë nuk i kanë rezultuar të vërteta.
Në mars “Page Six” raportoi se kishte edhe thashetheme për fejesë, kur modelja 26-vjeçare u pa me një unazë në dorën e majtë.
Leonardo DiCaprio is not engaged to model girlfriend Vittoria Ceretti, despite online rumors https://t.co/MWkBEh5Wg6 pic.twitter.com/Krg6mMtawM
— Page Six (@PageSix) November 26, 2024
Unaza ishte ekspozuar kur ylli i Hollivudit dhe modelja shkuan për drekë në një restorant meksikan, në Los Anxhelos, atë periudhë.
Çifti filloi të takohej në verën e vitit 2023, kur u panë në pistën e vallëzimit të një klubi në Ibiza, Spanjë. Muaj më vonë, Page Six raportoi se aktori fitues i Oskarit dhe 26-vjeçarja italiane ishin në një lidhje serioze.
“Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku në muajt e fundit dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin ”, tha një burim asaj kohe.