Me rastin 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Erik Adams i cilësoi shqiptarët në SHBA si pionierë të lëvizjes për t’u integruar në një vend si Amerika.
Në ceremoninë dedikuar festave të 28-29 nëntorit, ka rënë në sy edhe një detaj interesant i kryebashkiakut të Nju-Jorkut i cili ka theksuar se djali i tij i ka bërë të ditur se pasi kishte vizituar Shqipërinë, nuk do të rikthehet më në Amerikë.
Këtë detaj e solli në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 Xhemal LanicA, kreu i shoqatës shqiptaro-amerikane të Ulqinit.
“Në këtë fjalim, kur bën shqiponjën thotë që “djali im ishte vjet në Shqipëri, më saktësisht në Tiranë dhe vizitoi gjithashtu edhe jugun e Shqipërisë, më telefonoi dhe më tha; Babi nuk dua të kthehem më në Amerikë, dua të jetoj në Shqipëri”.
Ishte me të vërtetë mbresëlënëse, me të vërtetë emocionuese të dëgjonim nga kryetari i bashkisë, sepse Nju Jorku jo vetëm është një bashki, por është kryeqyteti i botës. Na bëri shumë krenar dhe ndjehemi tejet të emocionuar. Ishte një mesazh i madh jo vetëm për komunitetin shqiptar por për të gjithë komunitetet”, u shpreh Lanica.