28.11.2024 - 20:40
Shqipëria mbetet në vendin e 65 të renditjes së FIFA-s me 1275,57 pikë.
Organizmi drejtues i futbollit botëror publikoi klasifikimin e ri pas ndeshjeve të nëntorit, ku Kombëtarja jonë barazoi me Çekinë 0-0, ndërsa më pas u mund nga Ukraina 1-2.
Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion. Kosova me renditjen
Ndërkohë, për herë të parë në histori, Kosova e sheh veten në vendin e 99-të, duke u ngjitur kështu në 100 përfaqësueset më të mira në botë. “Dardanët” kanë 1219,82 pikë, pas disfatës ndaj Rumanisë dhe suksesit ndaj Lituanisë.