Ndërkohë që moti i keq ka paralizuar lëvizjen dhe qarkullimin në zona të ndryshme të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një përmbledhje të situatës së përgjithshme në akset kryesore të vendit.
Ndërkohë, ARRSH njofton se aksi rrugor Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze është më problematiku, me një trashësi dëborë qëb arrin në rreth 70 cm dhe me rënie ortekësh.
– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.
– Bajram-Curri-Valbonë
– Qafë Mali-Fierze”, njofton ARRSH.
Njoftim për gjendjen e akseve kryesore të vendit
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:
– Në rrugën e Dardhës
– Volare-Erind-Çajup
-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:
– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.
Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:
– Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
– Qafë Lac-Koman
– Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit
– Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam
– Kuben-Vasie
– Kukës-Bushtricë
– Kukës-Ura e Zapodit
– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.
– Bajram-Curri-Valbonë
– Qafë Mali-Fierze
Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir
– Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
– Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.
– Skuraj – Burrel – Peshkopi
Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.
Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë
– Krujë-Sarisalltik
– Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,
Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.
– Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.