Gazetarja Klodiana Lala, në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, ka rrëfyer bisedën me babain e Martin Canit, 14-vjecarit që u vra me thikë pranë shkollës Fan Noli nga bashkëmoshatari Marjo Prelleshaj.
Lala tha se ka takuar një ditë më parë Engjëll Canin dhe ai mes lotësh i kishte kërkuar gazetares organizimin e dasmës së vajzave të saj, meqë djalin e humbi dhe nuk ia organizon dot.
“Ditën e djeshme kam patur një bisedë të gjatë me Martin Cani, më tha mes lotësh do më lësh mua të organizoj dasmën e vajzave të tua, se dasmën e Martinit nuk e organizoj dot më. U preka shumë sepse ishte një moment gjeti mundësi të ishte shumë qytetar”, tha Lala.
Lidhur me dyshimet për një autor të dytë të krimit, Lala tha se i ka parë pamjet filmike dhe nuk i rezulton të ketë autor të dytë, ndërsa kërkon nga drejtësia zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“I kam parë pamjet. Është e vërtetë që ka fushëpamje nga dy drejtime të caktuara. Janë dy gripme të miturish. Nga njëra anë është Martini, Luisi dhe një shok tjetër, në anën tjetër është autori i dyshuar dhe një mik i tij.
Momenti kur ka ndodhur konfrontim, rezultojnë tre persona të përfshirë në ngjarje. I vetmi në ato pamje, që shfaqet me thikë në dorë, është autori i dyshuar. Nuk ka një të dytë. A mund të ketë fëmijë që mund të jenë shtyrë? Kjo po. Unë nuk pajtohem me gjuhën e Policisë, gjuhën e ministrit të Brendshëm, as me qëndrimet e disa mediave që i hedhin benzinë zjarrit.
Ajo që unë kam parë rezulton se janë disa persona të përfshirë te sherri dhe një autor. I vetmi element që mungon është akt ekspertimi për gjurmën e gjakut në thikë. Nëse i përkasin Martin Canit dhe autorit të dyshuar M.P. atëherë mbyllet diskutimi.
Policia e shtetit duhet të bëjë transparencë. Baba i Martin Canit ishte i shqetësuar, kërkon drejtësi”, tha Lala.