Vitet ’60 sollën një shumëllojshmëri të vërtetë estetike. Nga skena e modës e në Londër në fillim të dekadës deri tek mënyra si visheshi njerëzit e thjeshtë në përditshmëri, kishte shumë forma për të shprehur veten. Kjo vlente njësoj edhe për tendencat e grimit.
Ishte koha e vajzave të guximshme, nga rimelët e shndritshëm e eyelineri grafik te qerpikët e theksuar dhe vetullat disi “dramatike”. Nga të gjitha dekadat, kjo është më e lehta për t’u imituar e padyshim më ikonikja! Nëse doni të dukeni ndryshe dhe t’i jepni një tjetër “vibe” pamjes tuaj, ja sugjerimet:
Penel i trashë dhe laps i zi! Ky kombinim i bën sytë tuaj të jenë në fokus. Gjithsesi nuk u shkon të gjithëve, varet nga madhësia dhe forma e syrit. Audrey Hepburn dukej yll me këtë lloj grimi!
Shumë laps i zi në pjesën e poshtme të syve! E në fakt këtë trend e aplikonin edhe burrat, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme muzikantin Mick Jagger i cili ka përdorur dhe highlighter.
E bardha në kapakun e syrit ishte tipike e atyre viteve. Për t’u dukur bukur, duhet patjetër t’i lyeni buzët në ngjyrë të errët, që të krijohet ai kontrasti.
Si mace! Mjafton të lyeni qerpikët dhe të aplikoni penelin në cep të syrit. Sugjerohet që pjesa tjetër e fytyrës të mbahet krejtësisht natyrale.
Vija e kontrastit! Diahann Carroll duket kaq unike me këtë grim.
Vetullat e trasha nuk janë ‘shpikje moderne’. Është trend që e ka sjellë supermodelja Lauren Hutton.
Ngjyra e kaltër te sytë i bënte vajzat asokohe të ndiheshin si Kleopatra. Modelja Jean Shrimpton e pëlqente jashtë mase këtë look.
Qerpikë voluminozë, në të dyja pjesët e syrit. Pak shkëlqyes, lëkurë e nxirë dhe blush! Kaq duhej për t’u dukur mahnitëse!
S’mund t’i harronim kurrsesi buzët rozë ose më saktë “rozë e ëmbël pjeshke”.
Shumë ngjyra! Sytë e nxirë dhe buzët kafe ishin perfektë për daljet në mbrëmje apo për evenimente.