Policia e Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar ku ndan detaje rreth vrasjes që ndodhi më herët sot në Ndroq.
Policia e Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar ku ndan detaje rreth vrasjes që ndodhi më herët sot në Ndroq.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se sot rreth orë 15:30 në një lokal në Ndroq në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Panoarama.al raportoi më herët se viktima është Alfred Dedja.
Policia bën me dije se autori i krimit është identifikuar, ndërkohë që po vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.