Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Alfred Dedjas, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e sotme (1 dhjetor) në fshatin Ndroq, në periferi të Tiranës.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur brenda në një lokal të Ndroqit, ku viktima ishte klient, ndërsa autori është futur në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Autori është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip Benz ML, të zi.
Burime bëjnë me dije se autori është idenifikuar dhe mësohet se është Julian Gjoshi, nga Shijaku.
Raportohet se viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bejë me prishjen e pazareve të drogës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.