Sinkroma e “Folesë bosh” është një ndjenjë pikëllimi dhe vetmie që mbërthen disa prindër, pasi fëmijët e tyre largohen për herë të parë nga shtëpia për të punuar apo studiuar.
Valentina Asabella, Mjeke Psikiatre: Kryesisht në punën time të përditshme unë shikoj prindër që vuajnë nga depresioni vetëm për shkak të mungesës së fëmijëve. E këtu nuk flas për kujdesin ekonomik, por flas për kujdesin shpirtëror dhe emocional. U mungon përditshmëria, ku dikush t’u trokasë në derë dhe t’i përshendesë.
Ka edhe familje apo prindër që ndihen të vetmuar, megjithëse fëmijët jetojnë këtu, mund të jetojnë në të njëjtin qytet, por për shkak të punëve dhe problematikave nuk kujdesen për prindërit, apo edhe nuk I telefonojnë. E në këto kushte edhe këto familje ndihen njësoj të stresuar si familjet që I kanë fëmijët në emigracion. Këto probleme bëhen shkak për problematika të shëndetit mendor siç janë çregullimet e ankthit, por edhe depresioni.
Këshilla që unë dhe kolegët japim në këto raste është që të bëjnë miq e shok me të njëjtat problematika. Unë po ju sjell përvojën e një grupi zonjash të cilat organizohen bashke, në takime, për kafe, piknik, shëtitje nga liqeni, udhëtime. Ky grup ishe i vogël fillimisht, por tani është zgjeruar me njerëz që i kanë bërë bashkë të njëjtat interesa.