MENU
klinika

Uji mbulon makinat! Raportohet për 2 viktima

Moti i keq “gjunjëzon” Greqinë! Pamje katastrofike nga përmbytjet

01.12.2024 - 20:30

Stuhia “Bora” ka ‘zbarkuar’ në Greqi, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në disa ishuj të vendit.

Moti i keq me reshje të dendura shiu nisi mbrëmjen e së premtes, ndërsa ditën e djeshme (30 nëntor) shënoi kulmin.

Siç raportojnë mediat greke ishujt e prekur nga moti i keq janë Limnos, Tinos dhe Rodos.

Në ishullin e Limnos raportohet për dy të vdekur nga përmbytjet, ndërsa dëmet materiale që ka shkaktuar shiu janë të mëdha, shkruan protothema.gr.

Raportohet për dëme të mëdha në banesa, dyqane dhe infrastrukturë. Zona e Kontias duket se është goditur më rëndë, me banorët që flasin dëme të shumta në pronat e tyre, megjithatë shumë banesa u përmbytën edhe në zona të tjera, ndërsa tokat bujqësore u zhytën në ujë.

Autoritetet në Limnos u kanë dërguar mesazh paralajmërues banorëve, të cilëve u kërkohet të shmangin lëvizjet në disa rrugë të ishullit për shkak të përmbytjeve.

Nesër 2 dhjetor shkollat në Limnos do të jenë të mbyllura, sipas autoriteteve lokale.

Mobilizimi i Autoriteteve

Autoritetet e kanë shpallur ishullin në gjendje alarmi dhe kanë nisur operacionet për të rivendosur dhe mbështetur të prekurit. Ekipet e Bashkisë, Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po operojnë në vendet më të prekura, ndërsa ushtria është mobilizuar për të forcuar përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN