MENU
klinika

"Më bënte dhurata e kërkonte llogari"

Era Rusi tregon momentet e pakëndshme me një fanse të sajën

02.12.2024 - 18:00

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Gjatë bisedës në lidhje me karrierën e saj ndër vite, ajo shprehu çmenduritë që ka bërë një nga fanset e saj më toksike.

Pjesë nga intervista:

-Cili ka qenë fansi më toksik?

Era Rusi: Ka qenë vajzë. Filloi të vinte shumë shpesh në lokalin ku unë interpretova. Filloi të bënte dhurata, të kërkonte ku e kisha shtëpinë.

-Ka pasur një crush për ty…

Era Rusi: Por që filloi të bëhej xheloze. U bë shumë shqetësuese dhe në stafin tone. Një herë rastisi që një nga artistet e tjera po qëndronte në banak dhe kishte në dorë një nga sendet që kjo më kishte bërë dhuratë. Kjo u bë keq se pse dhuratat e saj i kishin të tjerët.

-Nga e kuptove që u bë keq?

Era Rusi: Reagonte e nervozuar. Më kërkonte llogari. Mu mbush shtëpia me arusha në atë kohë.