Ka një emërtim për njerëz si unë, ‘në një marrëdhënie të virgjër” dhe mesa duket është e saktë sepse kam mbushur 54-vjeç dhe nuk kam pasur ndonjë të dashur. Është e vështirë të besohet, duke pasur parasysh se ndihem sikur kam jetuar në një shpellë të fshehur në fund të oqeanit, por është e vërteta.
Nuk kam pasur asnjë të dashur, nuk kam qenë kurrë gjysma tjetër e dikujt. Nuk më ka thënë askush të dua. Kurrë nuk kam marrë një urim Shën Valentini apo një buqetë me lule, nëse nuk llogaris një letër që Kevin, shoku im i bankës ma dha kur ishim në klasën e parë, ishim 7 vjeç.
Fillova një punë të përkohshme në atë kohë dhe kompania na dërgoi në Spanjë në një konferencë vjetore. U deha shumë dhe mesa duket flirtova me një nga djemtë në ekip. Shkova në dhomën e tij dhe fjetëm së bashku. Pas asaj nate mbaja shpresa se ai do më dëshironte, do më shihte përsëri, thjesht doja të isha e kërkuar. Por asgjë nuk ndodhi, përveç nga ndjenje të tmerrshme dhe disa javë plot siklet në punë.
Rreth një vit pas kësaj, bëra të njëjtën gjë në një party. Një djalë po bisedonte me mua, po qeshte dhe kur më pyeti nëse mund të më merrte me vet, i thashë po. Përsëri u zgjova duke menduar se do ishte fillimi i diçkaje, se do më kërkonte, por në fund ai më tha se ishte një marrëdhënie serioze dhe se kishte dashur vetëm pak argëtim atë natë.
Pas kësaj tronditje të dytë, shkova me pushime tek disa miq dhe atje u njoha me një djalë tjetër Ozzie i cili më bër itë ndjehesha mirë. Së fundmi edhe ai doli njeri i mërzitshëm, i çuditshëm dhe i dukej vetja i rëndësishëm. Ose ndoshta unë isha shumë e re dhe kushedi çkërkoja, ç’prisja…
Kjo ishte hera ime e fundit dhe sinqerisht nuk e kuptoj, jam njeri që më pëlqen të flas me njerëz, punoj dhe nuk jam as më shumë e as më pak tërheqëse nga mikeshat e mia të cilat sigurisht që sot janë martuar dhe kanë fëmijë. Ose të paktën e kanë provuar ndjenjën e dashurisë. Sa e vështirë ishte për mua para ca vitesh kur i takoja në kafe apo në park dhe ata ishin gjithmonë me fëmijë një krah dhe një telefonate nga burrat e tyre.
Fëmijët janë përgatitur kaq shumë për këto ditë, edhe 10-vjeçarët flasin për të pasur vajza apo djem. Kur e kuptuan se unë nuk kisha as burrë as fëmije filluan të më bënin pyetje: Pse nuk je e martuar? Pse nuk ke një të dashur?, A keni pas ndonjëherë të dashur? I dhashë secilit fëmijë të njëjtën përgjigje: Nuk ndodhi për mua.. dhe më pas vjen ajo pyetja: Pse për të cilën se kam gjetur kurrë. Hë pra..- i them vetes…pse?
Kur isha e re doja jetën e natës, qejfin, party, klube nate dhe ashtu si shoqet e mia kërceja… mesa duket paskem pasur një mënyrë aq flirtuese sa askush nuk më mori seriozisht, se ndryshe nuk kuptohet. Ose ndoshta kam ndonjë problem që më bën më pak të afrueshme. Eh, në moshën 17 vjeç ishte koha kur djemtë na vinin në tavolinë dhe na thonin sa të bukura ishim, por ndërkohë që shoqet flisnin dhe qeraseshin me pije unë frikësohesha..
Ndoshta kështu nisën gjërat të shkonin keq. Ndoshta ato përvoja të hershme, ato përvoja të tmerrshme, me besim, frikë, ankth dhe zhgënjim më lanë kështu. Gjithmonë kam qenë pati për një lidhje por…nuk ndodhi. Nuk e di për të tjerët si puna ime, pak rëndësi ka mosha… por dua të them se ende në këtë moshë… jam e virgjër.
Histori perosnale/Tirana Post