MENU
klinika

Raporti i Bazelit: Renditet e 37 në botë

Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave!

03.12.2024 - 17:08

Shqipëria është një prej vendeve me progresin më të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave. E renditur në raportin e Institutit të Bazelit për Qeverisje e 128 nga 164 vende sa i përket rrezikut të lartë për pastrimin e parave, duke lënë pas 127 vende të tjera, përfshirë edhe vende të Bashkimit Evropian si Gjermania, Italia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Rumania apo edhe vende të tjera SHBA, Kanada, Japoni etj.

Nëse renditja do të fillonte nga vendi me rrezikun më të ulët, pra nga vendi me performacën më të mirë, Shqipëria do të ishte e 37 në botë me një indeks rrezikshmërie 4.35, me një rënie domethënëse për disa vite radhazi. Vitin e kaluar Shqipëria renditej e 60 në botë, pra një përmirësim me 23 vende.

Raporti i Institutit të Bazelit për Qeverisje, një institucion me kredibilitet të lartë, paraqet një vlerësim të rreziqeve globale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke u bazuar në të dhënat nga 17 burime të disponueshme publikisht si Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar, Organizata Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror e të tjera.

Indeksi bazohet në një metodologji të përbërë, me 18 tregues të kategorizuar në pesë fusha në përputhje me pesë faktorët kryesorë që konsiderohen se kontribuojnë në një risk të lartë të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit si cilësia e kuadrit ligjor, Ryshfeti dhe Korrupsioni, transparenca dhe Standardet Financiare, Transparenca dhe Përgjegjësia Publike si dhe Risqet Ligjore dhe Politike.

Përmirësimi i ndjeshëm i Shqipërisë lidhet kryesisht me një përmirësim të kuadrit ligjor viteve të fundit dhe luftës kundër pastrimit të parave që solli edhe nëntorin e vitit 2023 vendimin marrë nga MONEYVAL për të nxjerrë vendin nga lista gri e pastrimit të parave.

Në grafikun më poshtë mund të shihni progresin e Shqipërisë në këtë fushë. Grafiku tregon një përmirësim të dukshëm vit pas viti, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të adresuar kërcënimet globale dhe për të rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë në sektorin financiar të vendit.



VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rreziqet që përballet ekonomia nga forcimi i Lekut

Zbriti në nivele rekord, kush e rrëzoi Euron?

"Rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin"

Sejko raporton veprimtarinë e BSH për 2022