MENU
klinika

Eksperti: Nuk paguajnë taksa!

Pse pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë?

04.12.2024 - 11:00

Pensionistët italianë gjithnjë e më shumë po preferojnë të jetojnë në Shqipëri, kryesiosht në zonat bregdetare si Durrësi, duke gjetur mundësi më të mira për të shpenzuar dhe jetuar me pensionin që marrin në Itali.

Kujtim Hoxha, ekspert i pensioneve, shpjegon se Shqipëria ofron një nivel jetese më të përballueshëm krahasuar me Italinë, ku kostoja e jetesës është më e lartë. Gjithashtu, shton ai, pensionistët italianë marrin përfitime shtesë për shkak se nuk paguajnë taksa.

“Pensionistët italianë gjejnë mundësi shumë më të mira për të shpenzuar dhe jetuar në Shqipëri me pensionin që marrin në Itali. Në Itali kosto e jetesës është më e lartë dhe një pension që minimali është 550 euro mund të jetojnë këtu. Pensioni mesatar në Shqipëri është 200 euro dhe nuk mund të jetosh dot. Kanë interes se nuk paguajnë taksa. Shqipëria ka të ardhura indirekte që futen në buxhetin e shtetit, ato janë konsumator dhe lënë pensionin e tyre duke jetuar këtu,. Dhe në këtë mënyrë përfitojmë nga shuma e parave dhe konsumi që qarkullon jo më vetëm nga shqiptarët por edhe të huajt”, u shpreh Hoxha.

Roberta Zaninoni, një sipërmarrëse italiane që jeton në Shqipëri, thekson përfitimet e jetesës në Shqipëri për pensionistët italianë. Ajo shprehet se pensionistët italinë mund të shijojnë një jetesë më të lirë, mund të frekuentojnë restorante më shpesh dhe të kenë ndihmës shtëpiak me kosto të ulët.

“Një pensionist mund të jetojë këtu shumë mirë me pensionin italian, mund të shkojnë në restorante më shpesh. Në Itali të kushton shumë, kurse këtu shkon shpesh. Këtu mund të kesh një ndihmëse në shtëpi për punët apo kujdesin dhe këtu ka kosto shumë të vogël. Ato janë shumë të lutur që jetojnë këtu se dalin dhe organizohen në grupe për kafe, darka, evente të ndryshme ku mund të argëtohen. Pensionistët italianë kanë ardhur këtu pasi përtej pensionin që marrin , atë e marrin pa taksa dhe u shtohet edhe një vlerë më shumë mbi pensionin. Dhe besoj se me 200 euro nuk do kishin ardhur këtu se jetesa është e pamundur. Shqipëria është vendi më i mirë për të jetuar kur ej në pension, sidomos në Durrës ku jetesa është e qetë dhe keni detin afër ku mund të marrësh edhe jodin e nevojshëm për shëndetin”, u shpreh ajo.

Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për pensionistët italianë, të cilët gjejnë mundësi më të mira për të jetuar me pensionet e tyre, ndërkohë që kontribuojnë në ekonominë vendase përmes konsumit dhe shërbimeve lokale.

Edhe mediat italiane u kanë kushtuar një reportazh pensionistëve italianë që jetojnë në vendin tonë duke i ndjekur ata në disa qytete si Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Sipas të dhënave të reportazhit të Rete 4, 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë.

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

"Kurrikula të vjetra, larg kërkesave të tregut të punës"

Banka Botërore për arsimin e lartë: Cilësi e dobët!

"Saktësoni të dhënat e llogarive bankare"

Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë