MENU
klinika

“U vendos lëvizja ime…”

Rrëfimi i Erion Braçes: Si më largoi Ilir Meta nga Edi Rama

04.12.2024 - 12:20

Erion Braçe i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ka treguar se për shkak të Ilir Metës nuk ka komunikuar prej një kohe të gjatë me Edi Ramën.

“Në 2013 ka ndodhur që unë jam larguar nga Berati, jo për dëshirën time por pa dëshirën time. Jo me kërkesën time por për shkak se ashtu e solli koniuktura. Me informacionet që mora më vonë ashtu e kishin kërkuar edhe partnerët tanë politik të asaj periudhe.

Tani ajo parti ka ndryshuar edhe emrin. Ndodhi që në vitin 2009 partia që doli nga zgjedhjet e 2005 me 30 mijë e kusur vota në qarkun e Beratit ranë në 8100 dhe e merrte deputetin vetëm për 40 vota. Ky fakt ishte një problem shumë i madh për zgjedhjet e 2013.

Pengesa në qarkun në fjalë isha unë që drejtoja qarkun dhe u vendos lëvizja ime. Unë jam larguar nga ajo zonë me një fyerje shumë të madhe. Fyerje e madhe me Partine Socialiste, me kryetarin e kësaj partie, fyerje shumë e madhe nga të gjithë ata që u bënë të zëshëm që kjo lëvizje të ndodhte.

Edi Rama nuk më tha asgjë sepse ne nuk flisnim, kjo marrëdhënie ka vazhduar deri në zgjedhjet e 2013.”-u shpreh Erion Braçe.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë