Aktori i njohur Gaz Paja, disa muaj më parë u përfol për një krisje në marrëdhenien me partneren, Ira Seferi, me të cilën kishte 4 vite i martuar.
Rreth kësaj situate asnjëri nga protagonistët nuk foli publikisht. E ndërsa kanë kaluar rreth 1 vit që atëherë, dyshja janë shfaqur së fundmi bashkë me djalin e tyre gjatë një seti fotografik.
Por sërish ka vënd për dyshim se çifti mund të jetë ndarë, pasi në momentet e publikuara ata shihen të distancuar nga njëri-tjetri dhe mendohet se ky set mund të jetë vetëm një bashkëpunim i tyre për të qenë prindër sa më të mirë për djalin e tyre.
Kujtojmë që të gjithë u habitën teksa panë Gaz Pajën të martohej në një dasëm shumë të veçantë, pasi prej shumë vitesh e kishim parë vetëm. Menjëherë ai dhe Ira, u bënë një nga dyshet më të këndshme që ndeshnim në rrjetet sociale.
Shpejt familjes iu bashkua dhe djali i çiftit, duke përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur. Por pas 4 vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe jo për mirë. Aktori i njohur i humorit duket se po kalon një krizë në marrëdhënien e tij.
Detajet e para për një ndarje të mundshme nga partnerja u panë në premierën e filmit “5 herë Jo”, ku Gazi u shfaq i vetëm në event. Ndonëse prej vitesh e kishim parë nën shoqërinë e Irës, këtë herë ai u fotografuar i vetëm.
Por si për të përforcuar edhe më shumë zërat për këtë ndarje, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale. Prej kohësh në rrjet kanë munguar edhe postimet e tyre së bashku, duke na plotësuar kështu të gjitha detajet e një ndarjeje.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë dyshe, pasi si Gazi ashtu edhe Ira, kanë preferuar që ta jetojnë raportin e tyre sa më larg mediave, duke mos folur kurrë për raportet mes tyre.
Të rralla kanë qenë rastet kur Gazi ka nxjerrë në pah anën e tij romantike gjatë marrëdhënies me Irën. Një nga rastet ishte edhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.
“Gëzuar zemra ime! Ira Seferi siç e ke zemrën ashtu u bëftë!”, ka shkruar Gaz Paja, krah tufës së madhe me lule që i kishte dhuruar. Në verën e 2019, Gazi dhe Ira organizuan dasmën e tyre, që padyshim ishte ndër më luksozet në vend.
Të ftuarit morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftonin të merrnin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.
Ishte partnerja e tij Ira që postoi në “Instagram” disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, ndërsa Gazi preferoi ta “ngrinte “Instagram”-in disa ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia.
Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, vendosi t’i jepte fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.
Deri në atë moment Gazi ishte munduar që lidhjen e tij ta mbante larg syrit të mediave, por kjo vajzë që ai e përkufizoi si “e bukura e dheut”, ia mori mendjen për t’u bërë gruaja e tij. Për miqtë e tij, ky ishte një lajm i madh, duke qenë se për një artist sqimatar si Gaz Paja nuk ishte e thjeshtë që të bindej për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij.
Që shoqërohej me një vajzë të bukur kjo gjë dihej, por që e kishte shumë seriozisht lidhjen me të u zbulua në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku, ku ai u shfaq i shoqëruar me partneren e zemrës në atë ceremoni.
Ndërsa i ftuar në “Wake Up”, ai për herë të parë pranoi që ishte në një lidhje dashurie. Kur sapo u bë publik lajmi se aktori Gaz Paja u shpreh se për momentin po jetonte lidhjen, por martesa nuk ishte ende në planet e tyre, nuk vonoi shumë dhe Paja u martua.
Kështu brenda 12 muajve gjërat ndryshuan me shpejtësi, pasi ai vendosi të shkonte në altar me Ira Seferin, biondja e panjohur në publik.
Ai e kishte gjetur njeriun e zemrës, madje u shpreh se ajo e bën të ndihet shumë, shumë mirë. Megjithatë, pas 4 vitesh, diçka ka ndryshuar mes këtij çifti, dhe sot ne nuk e dimë nëse mes tyre bëhet fjalë për një ndarje, apo një krizë në këtë marrëdhënie.