MENU
klinika

“Mrekulli, përulem para teje!”

Nënë për herë të dytë/ Këngëtarja shqiptare jep lajmin e ëmbël

06.12.2024 - 18:00

Këngëtarja Barbana Dini është bërë nënë për herë të dytë me një vajzë.

Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit një muaj pas ardhjes në jetë të të voglës me anë të një një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe emrin e veçantë të bebushes.

“5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit!” shkruan Barbara.

Në shkrimin krahas postimit Barbara duket e emocionuar pasi shpreh vështirësitë që ka hasur në shtatëzani teksa thotë “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë.”

Postimi i plotë:

“5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit! Përulem para teje… Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë. Thonë që asgjë nuk ka vlerë para jetës, dhe është e vërtetë ti dhe Ergola jeni jeta ime… kam bërë dhe do të bëja gjithçka për ju! Sot u bë një muaj që na e zbukurove akoma më shumë jetën dhe botën tonë!”

Kujtojmë që Barbara, përveç se njihet si këngëtare, njihet edhe si motra e Ergi Dinit, këngëtarit i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor më 21 nëntor të 2016.

Ajo është e martuar me Eli Parubin me të cilin tashmë gëzon dy vajza, ku e madhja është vetëm 1-vjeç dhe quhet Ergola.